Sa shtohen pensionet vitin e ardhshëm? Përfitojnë edhe ata me detyra të rëndësishme

Kliko per me shume info

Qeveria ka vënë në dispozicion më shumë para që do të shkojnë për indeksimin e pensioneve, ndërsa në total ka ulur fondet për skemën e sigurimeve shoqërore.

Referuar projektligjit të buxhetit për vitin 2019, thuhet se transferta nga buxheti për indeksimin e pensioneve parashikohet rreth 2.3 miliardë lekë, vlerë që rezulton në rritje me rreth 600 milionë lekë krahasuar me buxhetin e akorduar gjatë këtij viti. Duke bërë një llogari të thjeshtë, me rreth 650 mijë pensionistë në të gjithë vendin, rritja mbi pensionet aktuale që kanë, do të jetë rreth 350 lekë për vitin e ardhshëm ndërsa transferta për skemën e sigurimeve shoqërore parashikuar në vlerën e 42.2 miliardë lekëve, apo 3 miliardë lekë më pak se ky vit.

Kliko per me shume info

Po ashtu, qeveria parashikon një buxhet prej rreth 4.2 miliardë lekësh për pensionet suplementare, i cili, rezulton me 300 milion lekë më pak se i vitit aktual. Në total, janë tri kategori që përfitojnë pension pleqërie shtesë për shkak të detyrës së ushtruar. Në njërën prej tyre bëjnë pjesë punonjësit që kryejnë funksione kushtetuese dhe punonjësit e lartë të shtetit. Një tjetër kategori që përfiton pension suplementar janë ushtarakët, ndërsa kategoria e tretë përfshin personat që mbajnë tituj shkencorë. Indeksim për pensionet suplementare, llogaritet me një fond prej 140 milionë lekësh nga 125 milion që ka qenë gjatë këtij viti./SCAN

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.