Rrëmbimi i 6 gylenistëve turq në Kosovë, merret në pyetje edhe Presidenti Thaçi

Kliko per me shume info

Komisioni Hetimor parlamentar në Kosovë, i formuar për deportimin e gjashtë gylenistëve turq do të intervistojë sot Kryeshefen i Inspektoriatit Policor, Miradije Kelmendi, lidhur me situatën e krijuar para disa muajve.

Kryetari i këtij Komisioni është deputeti i Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, i cili zbuloi se Komisioni do të intervistojë edhe 20 persona të tjerë që janë në krye të institucioneve të Kosovës, përfshirë këtu edhe presidentin Thaçi.

Kliko per me shume info

“Intervistimet fillestare përfshijnë 20 persona, përfshirë këtu edhe Presidentin Hashim ThaçI për rastin e deportimit të gjashtë gylenistëve”, ka thënë Sveçla për gazetaexpress.com.

Ndërsa, kryeshefja e IPK-ssë do të raportojë sot në Komision për të gjitha informatat që ka në lidhje me deportimin e gjashtë gylenistëve nga Kosovë për në Turqi, që ndodhi para 6 muajve.

Por, para gjashtë muajve, në krye të Inspektoriatit, atëherë kur edhe ndodhi deportimi, ishte Hilmi Mehmeti. Më 8 gusht, Miradije Kelmendi më pas u emërua në krye të Inspektoriatit, shkruan Gazeta Express.

Komisioni ka nisur punën në korrik dhe janë të mandatuar vetëm për katër muaj të kryejnë hetimet, që i bie deri më 15 dhjetor.

Gjashtë gylenistët nga Kosova u dërguan në Turqi më 29 mars përmes një operacioni të MIT-it me Agjencinë Inteligjente të Kosovës.

Kryeministri Ramush Haradinaj, pas deportimit të gylenistëve në Turqi, shkarkoi ministrin e Brendshëm, Flamur Sefaj, dhe urdhëroi shkarkimin e shefit të AKI-së, Driton Gashi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.