RENEA e FNSH mësyjnë sërish Shijakun, kontrolle në banesa dhe biznese

Aktualitet

Një ditë pas arrestimeve masive në Shijak, RENEA dhe FNSH kanë blinduar sërish këtë qytet. Të mbështetur nga Grupi i Posaçëm Operacional dhe policia e Durrësit, Forcat Speciale po kryejnë një tjetër kontroll në banesa dhe lokale për ekzekutimin e urdhër-arresteve të Gjykatës së Durrësit, për persona të skeduar në narko-trafik.

Kontrollet e policisë u zhvilluan edhe në shtëpitë e të proceduarve . Dje në pranga ra Flamur Avdyli, i njohur si “bosi i Shijakut”. Avdyli u arrestua nga forcat RENEA bashkë me dy persona të tjerë, njëri me inicialet H.H, me akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Flamur Avdyli është pronar i një hoteli në Gjermani, një hoteli në Shqipëri dhe disa bizneseve të tjera.

Forcat policore, RENEA, FNSH, ato operacionale në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë kanë ushtruar kontrolle në qytetet Shkodër, Has, Lezhë, Shijak, Elbasan, Durrës, Fier, Vlorë, Tiranë, Patos, Sarandë dhe Delvinë.

Gjatë këtij mega operacioni janë arrestuar 27 shtetas dhe 6 u shpallën në kërkim. Gjithashtu u godit një laborator i përpunimit të heroinës në fshatin Brenog në Has, ku ndër të tjera janë sekuestruar 182.5 kg morfinë, e ndarë në 175 pako, 22 litra lëndë e lëngshme, të cilat përdoreshin për prodhimin e heroinës./bw

ME TE LEXUARAT