Reagon Kejsi pas deklaratave të prindërve të Stresit: Ja qëndrimi im

Kliko per me shume info

E dashura e Stresit, Kejsi, ka reaguar për herë të parë në lidhje me arrestimin e këngëtarit. Ajo ka postuar fotografinë e prindërve të Stresit duke shkruar mbi të: Ju dua shumë.

Kejsi në një mesazh të gjatë në Instagram, i është përgjigjur një qytetari, i cili i shkruan pse e mbështet Stresin pas arrestimit. E dashura e këngëtarit, shkruan se ajo do të jetë gjithmonë në krah të tij.

Kliko per me shume info

Të ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në “News24” prindërit e Stresit thanë se gjithçka ka qenë një kurth për Stresin, pasi ai kishte rezervuar një dhomë hoteli, të cilën ia kishin ndryshuar në momentin e fundit. Madje ata aludojnë se historia e femrës ka qenë e sajuar nga policia. Ata ngritën pyetjen; se ku ishte femra në videon e publikuar nga Policia e Shtetit? Sali Lushaj, babai i këngëtarit tha se pavarësisht lajmit që doli se Stresi ishte me një femër në hotel, kjo nuk bëri që lidhja me të fejuarën e tij, Kejsin, të prishej.

“Ata vazhdojnë. I ka prish qetësinë, por vajza po mirëkuptom. Është mërzitur shumë, si çdo vajzë shqiptare. Unë kam folur para se të vija këtu. Kjo është për mua, ishte një hakmarrje. Është shumë enigmë. Stresi ka rezervuar dhomën tre. Kur ka shkuar i kanë dhënë dhomën 12. Ia kanë ndryshuar. Se çfarë është futur atje, se dimë. Ku është goca në video? Për të mundur do ta lë tek komoja? Pse u ndërrua dhoma. Është fakt ky”, tha babai i Stresit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.