Qafë-Thanë, kapet 54-vjeçari nga Tetova, ishte dënuar për mashtrim

Aktualitet

prangaNjë 54-vjeçar nga Tetova është vënë në prangat e policisë shqiptare në pikën kufitare të Qafë-Thanës.

Baser Ziberi u arrestua gjatë ditës së djeshme, bazuar në informacionet e Interpol Zagrebit, Kroaci, pasi ky shtetas

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjatë kontrollit në sistem, rezultoi person i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga organet e Interpol Zagrebit, Kroaci Gjykata e Rrethit Samobor/Kroaci , më datë 17.01.2013 , ka lëshuar Urdhër Arresti Nr.3K-135/10-66, ku e ka dënuar këtë shtetas, me 8 vjet heqje lirie, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi komercial”, parashikuar nga nenet 495/1   dhe 255 të Kodit të Proçedurës Penale.

Arrestimi provizor i tij, u bë me qëllim ekstradimi.

ME TE LEXUARAT