Pushuesit bëjnë plazh në vjeshtë në bregdetin e Durrësit

Aktualitet

Temperaturat e larta kanë bërë që shume pushues nga Tirana, por edhe nga Kosova të kalojnë këtë dielë në bregdetin e Durrësit. Dhe pse është mesi i muajit Tetor plazhi është i populluar.

Të bësh plazh në vjeshtë nuk shihet më si sfidë. Mesi i tetorit, shoqëruar me temperatura të larta ka rikthyer pushues të shumtë në Durrës. Vizitorë të grupmoshave të ndryshme ketë fundjave po shijojnë rrezet e diellit dhe ujin e detit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të ardhur kryesisht nga Tirana, ata thonë se janë të kënaqur me atë çfarë gjejnë në keto ditë të nxehta vjeshte.

“Shumë bukur më mirë s’ka”.

“Bukur, koha e mirë gjynah të mos e shfrytëzosh”.

Disa preferojnë të zhyten në det, të tjerë e shfrytëzojne për të shëtitur, vrapuar apo edhe për të drekuar.

“Nuk ka gjë më të mrekullueshme, jam simpatizant noti”.

“Fundjava është relaksuese, ne vijmë nga Tirana”.

Plazhi i Durrësit mbetet mjaft i frekuentuar jo vetëm gjatë stinës së nxehtë te verës, por gjatë gjithë vitit. Duke u kthyer ndër zgjedhjet e para për dhjetra e qindra, qytetarë të cilët një dite pushimi duan ta kalojnë në det. /abcnews

ME TE LEXUARAT