Punonjësi i OSHEE bie nga lartësia, përfundon në spital

Aktualitet

Një punonjës i OSHE-së, ndërsa ka qenë duke prerë disa degë pemësh, që pengonin rrjetin përcjellës, ka rënë nga lartësia.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në Ferr Shkopet, dhe L. B., vjeç 52, banues në Rubik, Mirditë, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Komisariati i Policisë Kurbin

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Më datë 21. 10. 2018, në Ferr Shkopet, shtetasi L. B., vjeç 52, banues në Rubik, Mirditë, punonjës i OSHEE-së, Mirditë, ka qenë duke prerë disa degë pemësh, që kishin takuar përcjellësit e linjës elektrike, si pasojë ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për vlerësim.

© SYRI.net

ME TE LEXUARAT