Psikologu nga Durrësi që rrit kërmij: I shes me 4-5 euro kilogramin

Aktualitet

Për shumëkënd në vendin tonë mund të duket një ushqim i neveritshëm, mirëpo kërmijtë janë ushqim shumë i pëlqyer në vendet fqinje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për këtë arsye një 32-vjeçar nga Sukthi i Durrësit ka kthyer në biznes rritjen e kërmillit dhe eksportimin e tij.

Ervini, i cili në profesion është psikolog ka kthyer pasionin e tij në punë dhe ndonëse tentative e parë dështoi, pas konsultimit me disa specialistë italianë duket se gjithçka shkon më së miri.

Këto ditë ai po përgatitet që në fermën e tij të nisë vjeljen e këtij lloji bukatësh.

Një kërmill do të paktën një vit e 4 muaj të dalë në treg. Në një sezon Ervini nxjerr deri në 8 ton prodhim, me një çmim prej 4.5 eurosh për kilogram, shkruan TCH.

Gjatë viteve në vijim 32-vjeçari kërkon që të marrë edhe nënprodukte të kërmillit. Puna në këto parcela sapo ka nisur, ndërsa Ervini sheh të mundur edhe krijimin e një kompanie.

Rritja e kërmillit ka nisur të zgjerohet në shumë zona të vendit. I gjithë prodhimi eksportohet. Fermerë si Ervini arritën të shesin jashtë vendit në këto 9 muaj, të 90 ton kërmijtë, me një vlerë gati një milionë euro. Destinacioni kryesor i këtij produkti është Bosnja me 54.4 %, por edhe Greqia, Serbia, Rumania dhe Italia.

ME TE LEXUARAT