Pse ju rrudhosen gishtërinjtë pas një dushi të gjatë?

Soft

Thuajse çdo njeri e ka vërejtur se pasi të bëjnë një dush të gjatë ose të freskohen në pishinë, gishtërinjtë rrudhosen dhe duken sikur të njerëzve në moshë.

Por, a keni menduar ndonjëherë pse ndodh kjo?

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Për dekada të tëra shkencëtarët kanë besuar se ky reaksion është shkaktuar nga epiderma – shtresa e jashtme e lëkurës – e cila absorbon ujë përreth saj.

Sidoqoftë, në vitin 1935 një grup shkencëtarësh të cilët kishin kryer testime të shumta laboratorike kishin zbuluar se ky reaksion nuk ndodhej kur dëmtohej ndonjë nerv në gishtërinj. Ata kishin rënë në përfundim se rrudhat ishin vetëm reaksion i sistemit autonomik nervor të trupit.

Në fakt, neurologët sugjerojnë se shfaqja e rrudhave mund të ketë edhe funksion evolucionar: ata mund të ndihmojnë që gishtat të mos ju rrëshqasin kur kapni sipërfaqe të lagura

ME TE LEXUARAT