Pjesë e grupit të strukturuar kriminal, nëna e Stresit: Është hakmarrje 24 orëshe

Aktualitet

Pak ditë më parë Policia e Tiranës vuri në pranga shtetasin Arkimed Lushajt ose siç njihet ndryshe këngëtari Stresi, nën akuzën se ishte pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, nëna e Stresit është shprehur se arrestimi i tij është bërë për hakmarrje nga ana e Taulant Ballës, pas padisë që Sali Lushaj çoi në Prokurori, ndaj kreut të Grupit Parlamentar të Socialistëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Padia që i bëri bashkëshorti im zotit Taulant Balla, menjëherë u kthye restoja me ndalimin dhe arrestimin e Stresit. Pra, është një hakmarrje 24 orëshe”,- është shprehur, nëna e Stresit, Shpresa Lushaj.

ME TE LEXUARAT