Pitoni 1.5 metra bie nga tavani në mes të bankës
Nëpunësit e bankës në qytetin Nanning të Kinës jugore mëngjesin e së premtes nuk e kishin si gjithë ditët e tjerët. Teksa ata ishin në këmbë për të zhvilluar mbledhjen e mëngjesit nga tavani bie një piton 1.5 metra i gjatë.
Sikurse duket edhe në video, gjarpri bie mes dy punonjësve, por askush nuk u lëndua.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ata telefonuan menjëherë punonjësit e mirëmbajtjes së zvarranikëve të cilët bënë të mundur largimin e tij nga zyra.
Kjo nuk ishte hera e parë në zyrat e kësaj banke shfaqet një gjarpër. Edhe vitin e kaluar dega e bankës Nanning është “vizituar” nga një piton./tvklan