Përplasje me armë zjarri, plagoset një person

Aktualitet

Një përplasje me armë zjarri është regjistruar pak më parë në Mat, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.

Nga të dhënat e para mësohet se i plagosuri është shtetasi me inicialet M.M, 20 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sikurse raportohet shkak për ngjarjen është bërë konflikti mes dy personave, ndërsa i plagosuri është një person i tretë që nuk ishte pjesë e konfliktit.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar për shkaqet e plota të zbardhjes së saj.

Informacion paraprak

Në qytetin e Burrelit, në vendin e quajtur kryqëzimi i Koliqit, gjatë një konflikti të çastit mes shtetasëve O.D dhe E.C, në konflikt e sipër dyshohet se shtetasi O.D, ka qëlluar me armë ku për pasojë është plagosur aksidentalisht dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasi M.M, 20 vjeç, i cili nuk kishte lidhje me konfliktin.

Policia ka shpallur në kërkim të dy shtetasit O.D dhe E.C, ku forcat e Policisë po krehin zonën, po ushtrojnë kontrolle në ambjente e në aksin rrugor me qëllim gjetjen dhe arrestimin e tyre.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet intensivisht për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes .

ME TE LEXUARAT