Përplasja në PE, Tabaku: Balla nuk mund të përfaqësojë Shqipërinë, gjermanët po hetojnë

Politikë

Është zhvendosur në Parlamentin Europian përplasja mes PS-së dhe PD-së, teksa opozita ka braktisur takimin. Ka qenë Genc Pollo ai që ka kërkuar që Taulant Balla të mos jetë bashkëkryetar i këtij delegacioni, për shkak të lidhjeve të tij me personazhe të botës së krimit dhe të drogës.

Ndërkohë në një lidhje telefonike për Fax News deputetja Jorida Tabaku shprehet se opozita e ka bërë të qartë qëndrimin e saj që nuk mund të bashkëjetojë me krimin. Ajo tha se vetë Balla e ka pranuar se ka një marrëdhënie të afërt me një person të lidhur me krimin, siç është Edmond Bego, i cili ka një dënim për trafik droge.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

‘’Ne kemi renditur të gjitha arsyet se pse nuk është e duhur që Taulant Balla të jetë bashkëkryetar komisioni. Ju mendoni se po të kishte pamje filmike që Taulant Balla nuk ka qenë në komisariat, nuk do ishin bërë publike?Pala gjermane po heton për atë që po ndodh në Shqipëri.Ne nuk po kërkojmë këtu që zoti Balla të arrestohet, por ama shteti shqiptar nuk mund të përfaqësohet në nivele kaq të larta nga një figurë e till”, u shpreh Tabaku, teksa ka thënë më tej se deputetët e PD-së nuk do të rikthehen më në punimet në seancë plenare sa kohë që PS nuk ndërron mendje.

‘’Është e padrejtë që Balla të jetë bashkëkryetar i këtij delegacioni. Turp për mazhorancën në Tiranë që nuk e ndryshoi këtë deputet me një tjetër dhe turp për ne që e toleruam ”, mësohet të jetë shprehur Pollo, pak para se të linte sallën bashkë me kolegët e tij të PD-së.

Sipas Pollos, “me Ballën në majë të pirgut s’ka kuptim deklarata e sotme kundër drogës e pro negociatave”.

Sipas Pollos, eurodeputetët kërkojnë zyrtarisht shpjegime për skandalet e Ballës. “Balla pasardhës i denjë i Tahirit në këtë Komision; si Tahiri të largohet! Dhe do të largohet. Kjo është e fundit mbledhje e Parlamentit ku Balla është bashkëdrejtues”.

ME TE LEXUARAT