Përgjimi i Stresit me grupin Bajri, reagon ashpër i ati: Shikoni reklamën e lokalit atë natë!

Kliko per me shume info

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për reperin Stresi, i cili arrestua ditën e djeshme në një hotel në Linzë në shoqërinë e një vajze 20-vjeçare me inicialet P.Ç.

Arkimed Lushajt do t’i duhet të përballet me drejtësinë nga brenda qelisë së burgut, pasi atij u gjet një armë pa leje gjatë kohës së arrestimit. Gjatë kontrollit në hotelin ku po qëndronte atij i janë gjetur në posedim, një pistoletë, disa fishekë dhe një sasi e vogël kokaine.

Kliko per me shume info

Ai ishte nën përgjim prej disa muajsh dhe ishte kapur teksa komunikonte me disa persona për trafikun e drogës.

Po kështu në përgjimet ambientale dhe ato telefonike Stresi është kapur duke orientuar shitësit të çojnë drogë në disa vende kryesisht lokale.

Në përgjimet të prokurorisë, rezulton se Stresi ishte në dijeni që ishte në përgjim dhe u ka kërkuar ndihmë Bajrajve.

Ai mësohet t’u ketë telefonuar dhe t’u ketë thënë:

Më ndihmoni të iki jashtë se policia po me përgjon, se sa pashë që po më afroheshin unë e hodha armën”.
Babai i tij Sali Lushaj, ka reaguar në lidhje me përgjimet që janë bërë publike, se i biri ka komunikuar në telefon me anëtarë të fisit Bajri ku i tregonte se po e kërkonte policia.

Ajo mohon që Stresi t’u ketë kërkuar ndihmë grupit kriminal.

Lushaj ka thënë:

Ata që janë të interesuar të shpifin, të shikojnë reklamën e lokalit atë natë”.
Sipas tij, telefonata me pjesëtarët e familjes Bajri ka ndodhur për të kërkuar pagesën, lidhur me një performancë të Stresit në lokalin e tyre.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.