Përgjimet e Stresit: Shefi ma bëri me dorë të arratisesha. Ndihmomë, kërkimi do lek

Aktualitet

Përgjimet e Prokurorisë për kengetarin Arkimed Lushaj, i njohur si "Stresi" kane zbardhur detaje nga akuzat per te cilat artisti eshte arrestuar nga policia.

Përgjimet janë kryer për një periudhë kohore nga 26 qershori deri më 11 korrik. Stresi flet gjerësisht me miqtë e tij për aksionin e policisë pranë Shkollës "Partizani" dhe se si ia doli duke hedhur pistoletën në rrugë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga bisedat, kuptohet që ai përpiqet të jetë i kujdesshëm me termat e përdorur. Bisedat më të shumta, Lushaj i ka kryer me një numër që përfundon me 940 në fund, ku në një mesazh tekst, më 3 korrik rreth orës 13:32, Stresi shkruan: “Zoti ju lasht shnosh e ju past lan me jet ju tjerëve. Me rrespekt Arkimed Lushaj”.

Në të njëjtën ditë, ai komunikon me të njëjtin person, kësaj here në telefon, ku e informon për aksionin e Policisë tek Shkolla Partizani, ku forcat e rendit gjetën një armë të hedhur në tokë. Stresi thotë se e ka hedhur armën anës rrugës sapo ka parë forcat e rendit. Ai kërkon të njëjtit person që të komunikojë me shtetasin Sali Lushaj, babai i tij, thuhet në faqen 6 të dosjes së Prokurorisë.

Përgjimi:

723- Po, edhe e hudha unë atë e kupton po e kanë kap, po s'kanë pa mu që e kam hudh

909- Po pse o vlla?

723- Se di erdhën aksion, ika me gjysmë zemre kam lëviz

909- Ka je ti?

723-Jam këndej ke një shok, hajde.

723: Jam këndej ke një shok, hajde. Po fol pak me Salën, bjeri pak dhe fol pak me të.

909: Ca ti them?

723: Po mere njëherë pyete ca bëhet, ca situate është? Merre njëherë të lutem.

Me të njëjtin person, po më datë 3 korrik rreth orës 19 e 45, Lushaj i tregon shokut të tij se e ka hedhur në tokë atë "senin" referuar pistoletës dhe se atë e ka marrë policia tanimë.

Përgjimi:

723: Hë mirë?

940: po kanë ik mor byt***mat, ka shkove?

723: Po a e morën atë?

940: Jo mor burrë, i ndjeku Sala. A keni nai hall me na njoh

723: Jo pa e kapën atë senin se e kam gjujt atë senin mor.

940: Jo mor burrë, asnjë gjë në botë, i ndoqi Sala ikën.

Në një bisedë tjetër, miku i tij i tregon Stresit se babai, Sali Lushaj ka marrë shefin e komisariatit, sipas të cilit kishin informacion se ai kishte një armë. Miku i Stresit thotë gjatë bisedës se kishte telefonuar dikush se ai mbante armë. Në këtë bisedë, Stresi tregon se shefi ia ka bërë me dorë që të largohet.

Përgjimi:

940- Ai shefi tha i kam thënë, se e mori Sala atë shefin ja kam be me dorë të parit datij i thashë ik.

723-Si, si?

940- Të parit ty ta ka bo me dorë, a ta boni me dorë ik?

723- Po!

940- Po pra se e mori Sala atë shefin e komisarjatit.

723- E ca u ba tash?

940- Ku di gjë kena pas informacion tha.

723- Për armen e?

940 - Është një motër.... që i ka marrë në telefon.

Në bisedën tjetër telefonike, Stresi flet për mundësinë e fshirjes së gjurmës së gishtërinjve të tij nga pistoleta e sekuestruar nga policia.

940: He burazer

723: O byrazer pyete Lir Selmanin se atij ia kam marrë makinën kam dy ditë, a e ka me qera këtë apo ?

940- Makinë me qera e ke kete? – jo thotë- Ështe e Gentit që punon në Rinas.

723- A mirë thuj se sot më duhet mua, se ashtu e kam hallin se më duhet të lëviz njëherë. Se ja bie vetë e gjej unë robin kështu thuj.

940- Mire mo me tha se isha tu i ni krej une, ka iku tha

723 Per mua e?

940-Po sa e kam pa ik it hash tha i kam be me dore

723- Si, Si ?

940- Ai shefi tha i kam thënë tha, se e mori Sala atë shefin ja kam be me dorë të parit atij i thash ik

723 Si Si?

940 Te parit ty ta ka bë me dore, a ta boni me dorë ik?

723- PO

940- Po pra se e mori Sala ate shefi e komisariatit

723- E ca u bot ash?

940- Ku di gjë kena pas informacion tha

723- Për armën e ?

940- Është në motër*** që i ka marrë në telefon. Duam një që iku me tha ate kërkojmë

723- E Fisniku

940- S’di gjë ka ka ik i thash

723- Po e kane marre me vete e ?

940- Po ate e kane fut mrena

723- A cil ate te madhin e?

940- PO

723- Ai pa lidhje krej o vlla.

940-Të shkoj ta kapi unë o shok së e kapa kot, ti them unë Salës me stil

723- Ca?

940- Ti thoje atij ta fshije

723- Po ai ca ka me i thënë tash se ate e kane marrë e kanë thirr e kanë marrë vesh tan ata police

940- it ha cashtu cashtu po e kena në makinë tha e kena gjet aty.

723- Arme e?

940- PO. Po problem eshte se eshte tek per tek me te e kam mundis me ja thene nje fjale

723- Ishalla o zot, hajde

940- Po me i thene une cashtu cashtu thuj ta pastroj

Me vonë miqtë komunikojnë sërish në telefon, ku shoku i thotë Arkimed Lushajt se fshirja e gjurmëve ishte e pamundur.

Në vijim të përgjimeve në datën 4 korrik 2018, Stresi i dërgon mesazh një shoku të tij në telefon ku e informon në lidhje me faktin se është në kërkim.

O vllai jam në kërkim

Jam jashte Tirone

E sa tkesh munci nimon me naj gjo tvogel se ti e di kërkimi do lek.

ME TE LEXUARAT