Përfundon ndeshja me Jordaninë, rastet që humbi Shqipëria

Sport

Është mbyllur me rezultatin e bardhë 0-0 ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Jordanisë e zhvilluar në ‘Elbasan Arena’ në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë patën mjaft raste, por nuk arritën të shënonin në rrjetë. Ndeshja e sotme ishte një ndeshje test për kuqezinjtë, në prag të përballjes me Izraelin për Ligën e Kombeve të shtunën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

SHQIPËRI-JORDANI 0-0

KOMENTI LIVE:

90′ Ndëshkohet edhe Manaj me karton të verdhë në nerva e sipër, pas ndërhyrjes së gabuar ndaj portierit, duke mos e lejuar këtë të fundit ta gjuajë topin.

85′ Shumë pran golit Shqipëria me Uzunin. Gjuajtja e futbollistit beratas, devijohet nga mbrojtësi i Jordanisë dhe përplaset në shtyllë.

79′ Andi Lila ndëshkohet me karton të verdhë për faull taktik.

74′ Goditje dënimi për Shqipërinë shumë pranë zonës, provon Balaj, por gjuajtja e tij është tërrësisht e gabuar dhe përfundon shumë larg kuadratit.

69′ Murjan provon të verë në vështirësi Berishë, por në pozicion gardiani shqiptar.

64′ Me fat Jordania. Veseli nga shumë pranë zonës herën e parë del huq, ndërsa në momentin e dytë topi ndalet nga portieri.

61′ Zëvendësim te Shqipëria, largohet Binaku, në lojë Lenjani.

50′ Uzuni provon me një top për Balajn në zonë, largojnë në vështirësi mbrojtësit e Jordanisë.

47′ Shqipëria e nis në sulm edhe pjesën e dytë, Manaj provon me një gjuajtje të rrezikshme, por topi shkon jashtë kuadratit.

46′ Tre zëvendësime të menjëhershme në fillimin e pjesës së dytë. Largohen Xhaka, Grezda dhe Ramadani. Në fushë, Balaj, Ndoj, dhe Uzuni.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

44′ Aksion fantastik nga e majta, me Binakun që avancon dhe pason bukur për Manajn në zonë, ky i fundit ka gjuajtur, por ka pritur portieri.

42′ Manaj tregohet egoist dhe provon me një gjuajtje nga distanca, por gjuajtja e tij ishte tepër e gabuar.

38′ Grezda harkon në qendër të zonës, provon me kokë Binaku, por topi shkon në duart e portierit.

35′ Gabime të shumta në fazën ofensive, kuqezinjtë nuk po gjejnë dot rrugën e rrjetës.

23′ Rrezikshëm Shqipëria me Andi Lilën, që provon me një gjuajtje të bukur në hyrje të zonës, topi devijohet në këndore.

20′ Shqipëria provon të rrezikojë me aksione të shpejt nga krahët, por pa sukses.

11′ E pabesueshme çfarë humbet Grezda, që merr një asist nga Gavazaj dhe nga shumë pranë portës ka goditur jashtë kuadratit.

9′ Veseli zëvendëson Mihajn e dëmtuar.

7’ Enea Mihaj pas dëmtimit të rendë transportohet për në spitalin e Elbasanit.

5′ Atiah ndërhyn në mënyrë të gabuar ndaj Mihajt. I pafat mbrojtësi që kërkon zëvendësim.

3′ Shqipëria hidhet menjëherë në sulm në kërkim të golit, por mbrojnë mirë jordanezët.

1′ Ka nisur takimi në “Elbasan Arena”. Interes i ulët nga ana e tifozëve./bw

ME TE LEXUARAT