Perëndimi paralajmëron Serbinë: Po ndërhytë në Kosovë, do të keni punë me NATO-n

Kosovë&Rajon

“Në qoftë se Serbia, për çfarëdo arsyesh, merr vendim që me forcat e saj të ndërhyjë në Kosovë, do të fytet në luftë të hapur, jo me forcat policore të Kosovës, por me njësitë e KFOR-it dhe NATO-s.”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ky paralajmërim u është përcjellë autoriteteve shtetërore të Serbisë në Beograd, përmes një diplomati të njërit prej shteteve më me ndikim në NATO.

Diplomati perëndimor ka tërhequr vërejtjen Serbisë se “loja me armë” shpie në luftë dhe ka kujtuar se detyrë e KFOR-it është që forcat serbe, “t’i mbajë larg Kosovës”.

Një burim mirë i informuar në Beograd i ka thënë gazetës serbe “Novosti” se diplomati perëndimur e ka shprehur hapur shqetësimin e NATO-s, për shkak se presidenti i Serbisë, Alekdsandar Vuçic, ka urdhëruar ngritjen e shkallës së gatishmërisë luftarake të ushtrisë serbe.

Sipas burimit, diplomati është interesuar të dijë se si i vështron Beogradi zhvillimet e fundit në zonën e Liqenit të Ujmanit.

Sipas gazetës “Novosti”, kjo nuk është hera e parë që Serbia “kërcënohet” nga Perëndimi.

Sa herë që Beogradi tërheq vërejtjen se Serbia do ta mbrojë popullin e saj në Kosovë, nga zyrtarët perëndimorë vijnë paralajmërime se Serbia do të ketë punë me NATO-n.

Vuçiç anulon urdhrin për gatishmëri ushtarake, pas paralëjmërimit të Perëndimit

Kur Thaçi vizitoi veriun e Mitrivocës, në anën tjetër të kufirit Aleksandar Vuçiç mobilizoi ushtrinë, por mëngjesin e sotëm ai ka anuluar urdhrin e gatishmërisë ushtarake.

Vendimin në fjalë Vuçiç e mori mëngjesin e sotëm bashkë me komandantin Suprem të Ushtrisë së Serbisë.

“Presidenti i Serbisë dhe komandanti i lartë i ushtrisë serbe në përputhje me Ligjin e Mbrojtjes, ka urdhëruar ministrin e Mbrojtjes, Aleksandar Vulin dhe gjeneralin e ushtrisë serbe, Milan Mojsilovic për anulimin e gatishmërisë së forcave të reagimit të shpejtë”, thuhet në njoftimin e publikuar në mediat serbe.

Urdhërime për gatishmëri ushtarake Vuçiç e mori pikërisht në ditën e vizitës së presidentit Thaçi në Liqenin e Ujmanit dhe në territorin e veriut në përgjithësi.

Gatishmëria luftarake dhe e ushtrisë u ngrit në nivelet më të larta në Serbi, pikërisht për këtë arsye.

ME TE LEXUARAT