Nuk pritej, ky është qyteti që "luan" me punëtorët, dhe më shembullori dihej

Aktualitet

Kukësi ka rezultuar si qyteti më problematik në 8 muajt e parë të vitit, sa i përket punësimit informal në biznese. Referuar të dhënave zyrtare në Inspektoriati Shtetëror i Punës, të siguruara nga TV SCAN, rezulton se janë marrë 241 masa “pezullim” nga ky institucion dhe 98 për qind kanë të bëjnë me punonjësit e padeklaruar.

Pas Kukësit, renditet qarku Dibër, Shkodër, Korçë, Elbasan, ndërsa qarku më shembullor, ku nuk janë gjetur punonjës informalë, rezulton Gjirokastra. Ndërsa referuar aktiovitetit ekonomik, jo masë është aplikuar më së shumti në tregti, hotel-bar-restorante, e ndjekur nga ndërmarrjet prodhuese, ndërtim, etj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në 8 muaj, në total janë evidentuar 515 punonjës informal, ku 37 për qind janë punëmarrëse femra. Në të gjithë vendin janë inspektuar rreth 19 mijë vende pune dhe 688 subjekte private dhe shtetërore. /SCAN

ME TE LEXUARAT