Ngjarje të paparashikueshme në kombëtare, ikin edhe dy futbollistë

Kliko per me shume info

Kombëtarja kuqezi vijon përgatitjet për ndeshjen e së dielës në Beer Sheva, kundër Izraelit. Një përplasje zyrtare kjo, pas miqësores me Jordaninë në “Elbasan Arena”, në kuadrin e Ligës së Kombeve. Dhe ka zhvillime të paparashikueshme në kampin kuqezi.

Për shkak të problemeve fizike, konkretisht tërheqjeve muskulare të pësuara gjatë ndeshjes miqësore ndaj Jordanisë, futbollistët e ekipit kombëtar, Frederik Veseli dhe Ylber Ramadani janë larguar nga grumbullimi, për të vijuar me fazën riaftësuese në klubet e tyre. Trajneri Christian Panucci, ndërkohë, ka bërë menjëherë zëvendësimet e duhura.

Kliko per me shume info

Kështu, brenda ditës së sotme, kombëtares do t’i bashkohen në Durrës mbrojtësi Ivan Balliu dhe mesfushori Sabien Lilaj, të cilët do të jenë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen ndaj Izraelit, e cila do të luhet më 14 tetor, ora 20:45, në Beer Sheva. Kombëtarja e Shqipërisë, sipas programit, sot ka zhvilluar seancën e parë stërvitore, teksa do të ketë edhe një të dytë pasdite, por me dyer të mbyllura.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.