Ngjarja e rëndë në Bularat, reagon Meta

Politikë

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Bularat të Gjirokastrës ku mbeti i vrarë minoritari grek Konstandinos Kacifas, 35-vjeç ka reaguar Presidenti Ilir Meta.

Në një deklaratë për shtyp media, Meta ka vlerësuar rëndësinë e hetimeve transparente, ndërsa k theksuar se minoriteti grek në Shqipëri do vazhdojë të jetë urë solide e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe miqësisë së tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pjesë nga deklarata:

Presidenti Ilir Meta, vlerëson rëndësinë e hetimeve transparente e shteruese dhe shpreh bindjen e thellë se kjo është një ngjarje e izoluar e cila nuk mund të zbehë miqësinë shqiptaro-greke.

Minoriteti grek në Shqipëri dhe emigrantët shqiptarë në Greqi do vazhdojnë të jenë ura solide të këtyre marrëdhënieve dhe kësaj miqësie.

Presidenti Meta vlerëson qëndrimet e ministres së Kulturës së Greqisë lidhur me ngjarjen dhe ju bën apel të gjithëve të qëndrojnë larg përpjekjeve për të shfrytëzuar këtë ngjarje për retorikë nacionaliste e nevoja politike destruktive.

Në të njëjtën kohë Presidenti Meta thekson se parulla e shfaqur dje në shkallët e stadiumit “Selman Stërmasi” gjatë ndeshjes Partizani-Skënderbeu është jo vetëm e papranueshme, por thellësisht e dënueshme.

ME TE LEXUARAT