Nga buza në tru, pse herpesi mund të na rrezikojë jetën deri në vdekje?

Të gjithë i urrejmë puçrrat e bezdisshme që na shfaqen në buzë si pasojë e temperaturave të larta, stresit apo faktorëve të tjerë.

Kliko per me shume info

Ne i quajmë thjesht herpes, por a e dinit se këto puçrra që duken kalimtare mund të na rrezikojnë jetën seriozisht?

Herpes simpleks quhet virusi që shfaqet në trurin tonë dhe mund të na vrasë.

1- Çfarë është herpes simpleks?

Herpesi është një sëmundje e shkaktuar nga virusi herpes simpleks që mund të shndërrohet në sëmundje të ndryshme si psh; variçela, herpesi në buzë, herpes gjenital dhe më i rrezikshmi herpesi cerebral.

2- Si të njohim simptomat e herpesit?

Herpesi fillimisht shfaqet si një zonë e kuqe dhe që shkakton kruarje dhe pas disa ditësh kthehen në flluska të mbushura me likid dhe më pas kthehen në plagë. Ne harkun kohor 3 javor simptomat zhduken.

Herpesi është një virus që qëndron gjithë jetën të butësi në gjendje të fjetur dhe shfaqet në raste stresi ose rënie të imunitetit.

Herpesi simpleks transmetohet nga një individ te tjetri përmes spërklave të pështymës, raportit  seksual dhe dëmtimeve në lëkurë. Po u infektove një herë e ke për tërë jetën.

3- Herpesi i trurit dhe encefaliti

Herpesi mund të lëvizë në të gjithë trupin tonë përmes nervave, por kur shfaqet në buzë rrezikon të vejë më shpejt në tru me pas lokalizohet në lobin temporal përmes nervit oftalmik.

Në këtë rast mund të japi encefalit një inflamacion i trurit që shoqërohet me temperaturë, dhimbje koke dhimbje artikulare dhimbje muskujsh dhe dobësi trupore. Herpesi i trurit rrallë ndodh, por mund të shkaktojë dhe vdekje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.