Në “Shihemi në gjyq”/I burgosuri vjen në Tv Klan për tu ballafaquar me babain

Aktualitet

Çfarë ka ndodhur në 12 Marsin e 2015-s? Në rubrikën “Shihemi në gjyq” do të jetë i pranishëm i burgosuri Murat Masha dhe ka ardhur nga institucioni ku vuan dënimin. Murati do të ballafaqohet me babain e tij Besim Mashën, i cili nuk ka shkuar asnjëherë të takojë djalin në burg që prej 3 vitesh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Murati para 3 vitesh është akuzuar nga Policia dhe nga Prokuroria si dhe dënuar nga Gjykata si autori i një vjedhje më armë, në banesën e komshiut të tyre, zotit Qemal Dacit. Që nga ajo periudhë e deri më sot, zoti Besim nuk është takuar me djalin dhe është në hasmëri dhe më familjen e Dacit.

Murati është dënuar me 7 vite e gjysëm burg. /tvklan

ME TE LEXUARAT