“Në fushë bëj vetëm detyrën. Interi s’është vetëm Ikardi”

Kliko per me shume info

Samir Handanoviç, një nga protagonistët e fitores (tjetri është padyshim Ikardi) 2-1 të Interit kundër Spalit, komentoi suksesin për mikrofonat e “Rai”-t, në zonën mikse: “Sot (dje) vuajtëm pak lodhjen psikologjike, që është shumë e rëndësishme në futboll. Nuk luajtëm shumë mirë, por arritëm objektivin: fitoren.

Ikardi? Ka një peshë të madhe, por puna e gjithë skuadrës, si sot (dje) po ashtu edhe të mërkurën ka qenë e jashtëzakonshme: Interi nuk është vetëm Ikardi. Fitorja në Champions? Vlen shumë, pasi ndez automatikisht atmosferën në skuadër. Dy ndeshje të bukura brenda një jave, kjo na ka dhënë energjinë e duhur. Pritjet? Bëj vetëm detyrën”./Panoramsport

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.