“Mora një pako të mirë”/Zbardhen përgjimet që përfshijnë vëllain e Ministrit Xhafaj

Kliko per me shume info

Deputeti demokrat Ervin Salianji i cili është vendosur nën akuzë nga prokuroria ka zbardhur sot në emisionin “Të paekspozuarit” në Neës24 një pjesë të përgjimeve nga transkriptet e Prokurorisë që publikoi në “Facebook”. Salianji tha se është një pjesë e skandalit “Xhafaj gate”.

Në përgjimet e ‘imituesit’ të Agron Xhafajt sipas tij, Fredi Alizoti i thotë një mikut të tij se ka marrë një pako të mirë.

Kliko per me shume info

“Ka një evoluim të çështjes. Nuk bëhet më debati publik nëse ka qenë apo jo zëri i Agron Xhafajt.
Ne kemi publikuar nëj video, e keni parë që e kam nxjerrë gjatë një debati televiziv ku aktori i fabrikuar nga qeveria pranon që e merr Ard Veliu dhe Taulanti. Këto fakte dhe prova janë të njëjta me provat e prokurorisë. Faktohen dhe nga përgjimet që ka bërë vetë prokuroria e shtetit shqiptar.
Po ju them vetëm një pjesë të këtij skandali ‘Xhafaj gate’, skandalin më të madh në fabrikimin e provave për të mbrojtur një person që është vëllai i ministrit të brendshëm dhe vetë ministrin.
Alizoti me nr. tel 091 në fund thotë në datën 1.6.2018 në orën 5:20 dy apo 3 orë para se të vinte në prok flet me një mikun e tij dhe i thotë 5 min dhe vjen drejt i policisë së Fierit dhe i thotë mora një pako të mirë.
Unë jam person nën hetim dhe si person nën hetim mund të kem të gjitha provat. Këto janë dokumente zyrtare të Prokurorisë që kanë shkuar në gjykatë.
Prokuroria ka marrë disa mjete aty këtu për të mbajtur në detyrim paraqitje Jetmir Olldashin. Në datë 29 maj thuhet ‘ça do bëjmë me atë shokun nga Librazhdi’. Dy ditë para 1 qershorit. Thotë më është ofruar një gjë e mirë nga një palë tjetër. ‘Taulanti nga Librazhdi’”, deklaroi Salianji.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit Ylli Rakipi nëse bëhet fjalë për deputetin e PS Taulant Balla, Salianji tha ‘më thoni një tjetër Taulant nga Librazhdi’.

Zbardhja e transkriptit të bisedës telefonike:
0682029700- numri i personit që merr në telefon
0676494091- Numri i telefonuesit që përgjigjet.

091: Alo
771: Alo

091: E vlla
771: Hë mo vlla, ça bën ti
091: Jam jam me një shok po pres, ca bën ti?
+700: Hiç vlla ja ka pak pune ne Durres
091: O vlla
+700: he?
+091: Fola edhe me Salen, kupton thashë mos te ngelet qefi të ha në besë kupton?
+700: Fol
+091: E po pres të vi Taulant tani
+700: Kush?
+091: Taulanti Taulanti
+700: Cili?
+091: Taulanti Taulanti
+700: Krah i kundërt eee?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.