Meta në VoA: Ideja e ndryshimit të kufijve, humbje kohe por dhe e rrezikshme

Kosovë&Rajon

Presidenti Meta është ndalur gjatë një interviste në VoA edhe tek debati i shpërthyer javët e fundit për temën e nxehtë të ndryshimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës.

Meta tha se në rastin më të mirë është humbje kohe ky debat por në rastin më të keq mund të hapë kutinë e Pandorës në Ballkan.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Zoti Meta u deklarua kundër kësaj ideje, duke e cilësuar atë si humbje kohe por dhe shumë të rrezikshme.

Ja deklarimet e Presidentit Meta

Besoj se ka patur një debat të gjërë dhe spekullime nga më të ndryshmet.

Në rastin më të mirë është humbje kohe ndërsa në rastin më të keq do të hapë kutinë e Pandorës në Ballkan, pra tema e ndryshimit të kufijve.

Nuk duhet të harrojnë se përse u nis dialogu mes Serbisë dhe Kosovës.

Dialogu nisi pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, u shpreh se pavarësia e Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Dialogu u cel në mënyrë të ntyrshme për ti dhënë zgjidhje këtyre problemeve dhe për të normalizuar marrëdhëniet.

Cdo përpjekje për të dalë në tema të tjera është humbje kohe dhe e rrezikshme.

Nuk duhet spekulluar me qëndrimin amerikan.

Nëse ecet me këtë temë kjo hap pasiguri pasi kufijtë në kompjuter i bën për dy minuta por në realitet e dimë se cafrë ndodh.

Kemi rastin e dy vendeve anëtare të BE si Kroacia e Sllovenia, dhe demarkacioni mes tyre nuk po zgjidhet.

Po kështu edhe demarkacioni mes Malit të Zi dhe Kosovës.

ME TE LEXUARAT