“Më pëlqen të luaj me top”, njihuni me transgjinorin që mendon se është qen

Kliko per me shume info

Të luash me top duke përdorur të katër gjymtyrët mund të duket si një aktivitet i pazakontë për një të rritur, por një transgjinor, që e identifikon veten si qen, mendon ndryshe.

Kliko per me shume info

Tony McGinn, i njohur si ‘Tony Lehja‘ për miqtë e tij, thotë se ai ka qenë në rolin e “kafshëve” gjithë jetën dhe i referohet vetes si një “këlysh njerëzor”.

30-vjeçari, i cili ka lindur femër, mbështetet nga bashkëshorti  dhe “pronari” i tij,  Andrew i cili e shoqëron atë në lojërat që bëjnë në qytetin e tyre, Los Angeles.

Tony shprehet rreth dashurisë së tij për qentë:

Për mua një qen është gjithçka e pastër në botë. Qentë e përjetojnë botën përmes një lente të gëzimit të pastër që unë nuk mendoj se ka kafshë të tjera që e kanë. Shumë fëmijë të vegjël duan të luajnë si ata dhe shumica e tyre, rriten dhe e harrojnë. Unë nuk u rrita kurrë.”
Sipas tij, sjellja prej një qeni naiv dhe të lumtur e ka ndihmuar shumë që të jetë më afërt me partnerin e tij. Duke iu referuar marrëdhënies si diçka shumë intime.

Tony vazhdon më tej duke inkurajuar të gjithë që të bëjnë gjithçka që i bën të ndihen rehat pa vrarë shumë mendjen për paragjykimet e të tjerëve.

Ai vazhdon më tej:

Unë mendoj se të gjithë duhet të ndihen rehat duke eksploruar kufijtë e krijimtarisë dhe imagjinatës së tyre dhe pse shumica prej nesh janë rritur në një kulturë që e dekurajon fuqishëm shkeljen e kufijve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.