Martohet Princesha, por shfaqja “vidhet” nga të vegjlit George dhe Charlotte

Bota

Këtë të premte në oborrin mbretëror britanik, Wisdor, është zhvilluar ceremonia martesore e Princeshës Eugenie, mbesa e Mbretëreshës Elizebeth II.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Princesha është martuar me partnerin e saj Jack Brooksbank, një tregtar vere mjaft i njohur në vend.

Princesha Eugenie kishte të veshur një fustan të dizenjuar nga Peter Pilotto dhe Christopher De Vos. Një fustan i fildishtë që i zbulonte qafën dhe supet, por me krahë të gjatë dhe me një copë disi të trashë me detaje të gdhendura në të.

Shpina e Eugenie ishte lënë jashtë me kërkesën e vetë Princeshës në mënyrë që t’i dukej plaga e mbetur që nga operacioni që ajo kishte bërë në moshën 12-vjeçare për kurimin e skoliozës.

Ndërkohë që nusja dhe dhëndri mund të ishin nën presionin dhe sikletin e dasmës, këtë problem nuk e kishin fëmijët e familjes mbretërore, ku binin në sy princi George dhe princesha Charlotte, fëmijët e Kate dhe William.

Princi George dhe princesha Charlotte, duket sikur mezi kishin pritur që të takoheshin me kushërinjtë e tyre në një dasmë, ku kanë kaluar muaj që nga dasma e Megan Markle me Harryn.

Në fillim George dhe Charlotte përshëndetën të ftuarit me tundjen e duarve, për të “dhënë spektakël” brenda kishës.

ME TE LEXUARAT