Lulzim Basha mbërrin në Prokurorinë e Tiranës pas padisë së Ballës

Kreu i PD-së, Lulzim Basha  ka mbërritur para pak minutash në Prokurorinë e Tiranës. Ai është thirrur për të dëshmuar në lidhje me padinë e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, për çështjen “Xhisiela”. Ai ka deklaruar se Basha në bashkëpunim me ish-nënkomisarin Emiljano Nuhu e gazetarin Basir Collaku, krijuan një skenar me qëllim dëmtimin e imazhit të tij.

Kjo lidhet me denoncimin publik që ish-nënkomisari Nuhu, bëri gjatë një interviste që realizoi me gazetarin Basir Collaku, ku pretendonte se është kërcënuar me armë në zyrën e tij të punës në stacionin e policisë së Fushë Krujës, në prani të deputetit socialist Balla.

Kliko per me shume info

Intervista e Nuhut u transmetua edhe nga selia e PD dhe Lulzim Basha hodhi akuza të rënda ndaj socialistit Balla. Për të gjitha këto, kryedemokrati pritet të japë shpjegime sot përpara grupit të hetimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.