Kosova ka fituar 3-1 ndeshjen e djeshme ndaj Maltës në kuadër të Ligës së Kombeve.
Me dy gola të Kolollit dhe një të Muriqit, ata ende nuk njohin humbje në këtë kompeticion, duke grumbulluar 7 pikë dhe kreun e grupit.
Pas ndeshjes shumë të gëzuar ishin edhe lojtarët e kombëtares së Kosovës, ndërsa më në sy bie një postim i Milot Rashicës.
Lojtari i Werder Bremen postoi një foto në Instagram-in e tij, ku shkruan:
Me një Deshir e një qellim…”
Kjo është një pjesë e shkëputur nga himni i Shqipërisë, ndërsa me sa duket mesfushori kosovar ende nuk e ka harruar vendin mëmë, pasi bashkë me flamurin kosovar, ka vënë edhe atë shqiptar.
Kujtojmë se më parë ai është aktivizuar me kombëtaren e Shqipërisë, ndërsa më pas zgjodhi të përfaqësojë ngjyrat e Kosovës.