Lokalizohet Klement Balili, policia rrethon zonën

Aktualitet

Krahas operacionit të FNSH dhe RENEA-s të zhvilluar në Shijak e Durrës, policia po zhvillon një tjetër operacion në Sarandë, për kapjen e Klemend Balilit, të njohur si “Eskobari i Ballkanit”.

Mësohet se policia ka informacione që Klemend Balili ndodhet në Sarandë. Burime thanë se është bërë i mundur lokalizimi i vendndodhjes së Balilit dhe po punohet për arrestimin e tij. FNSH dhe RENEA ka rrethuar zonën ku dyshohet të ndodhet Balili. Të njëjtat burime bëjnë me dije se Balili mund të jetë në Stjar të Sarandës,

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Klemend Balili është në kërkim nga policia prej shumë kohësh, ndërsa më herët u hodhën dyshime se ai mund të ishte larguar nga vendi. Operacionet e sotme janë bërë në kuadër të goditjes së bandave kriminale, thotë policia.

ME TE LEXUARAT