Lënda narkotike Has, nesër para gjykatës pesë të arrestuarit

Aktualitet

Nesër paradite në orën 10:00 do të dalin para gjykatës së Shkallës së Parë pesë nga gjashtë personat e arrestuar për laboratorin e heroinës që u zbulua dhe u sekuestrua në fshatin Brenog para dy ditësh. Për t’u njohur me masën e sigurisë do të dalin; Xhavit Shuti, Anila Shuti, Mustafa Shuti, Flamur Cela dhe Vehbi Barushi.

Gjykata do të japë masën e sigurisë, ndërsa dosja pritet që të transferohet te Krimet e Rënda në Tiranë, pasi bëhet fjalë për një rrjet ndërkombëtar të trafikut të heroinës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Përveç pesë të arrestuarve në Kukës është prangosur edhe një nga tre turqit e përfshirë në këtë dosje, i cili ndodhet në Tiranë. Ai dyshohet se është biznesmen dhe pikërisht nëpërmjet biznesit të tij kamuflohej sjellja e bimëve të  opiumit në Shqipëri.

Brenda laboratorit të drogës në Brenog të Hasit, janë gjetur më shumë se 200 kg heroinë.

ME TE LEXUARAT