Kapet biznesmeni turk, 6 të dyshuar për laboratorin në Has

Aktualitet

Shkon në 6 numri i të arrestuarve, pas zbulimit të laboratorit të heroinës në fshatin Bernog të Hasit. Në pranga ka përfunduar edhe një biznesmen turk, i cili kishte njohje me Xhevit Shytin i cili ka qenë i arrestuar në Turqi për trafik narkotikësh.

Burimet thonë se operacioni, i ndërmarrë në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese në rajon dhe Evropë është ende në vijim. Në Shqipëri në pranga janë vënë 6 persona 3 prej të cilëve nga familja Shuti, në banesën e të cilëve u gjet laboratori i drogës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të arrestuarit:

1-Vehbi Barushi

2-Xhevit Shuti

3-Anila Shuti

4-Mustafe Shuti

5-Flamur Çela

6-Shtetasi turk

Mëngjesin e së premtes forcat speciale të policisë vunë në pranga 3 anëtarë të familjes Shuti si edhe 160 kallëpet e heroinës të mbështjellë me natriban gati për transport, lëndë narkotike në perpunim, aceton etj. Policia sekuestroi gjithashtu edhe nje sasi te konsiderueshme opiumi, bime kjo baze per krijimin e heroines.

Kjo lëndë dyshohet se ka ardhur nga Turqia. Me ndihmën e disa shtetasve nga Gjakova, të identifikuar nga policia ajo mbërrinte në këtë fshat të Hasit ku kthehej në heroinë. Dyshimet e policisë janë se me pas ajo transportohej për në Durres me destinacion final vendet e Evropës./bw

ME TE LEXUARAT