Kush po mashtron qytetarët? Kuko dhe Bardhi përplasen për ekspertizën

Aktualitet

Përfaqësuesit e të dy kampeve politike, ish-ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi dhe zv/ministrja e Brendshme Romina Kuko, të enjten, janë përplasur në lidhje me hetimin e mostrave të zërit të Agron Xhafës, nëse ato janë marrë nga vartës të Fatmir Xhafës.

Duke treguar live një dokument, Bardhi tregon se është procesverbali i mostrave të zërit të Agron Xhafës, ku tregohet se janë marrë për t’u hetuar nga vartës të Fatmir Xhafës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga ana tjetër, zv/ministrja deklaron se mostrat e zërit nuk mund të merren nga vartës të Xhafës, pasi ekziston një procedurë e caktuar nga laboratori i ekspertizës.

Kuko deklaroi se laboratori merr urdhëra nga Prokuroria dhe ky është autoriteti i vetëm që mund të nxjerrë ekspertizën.

Për përfaqësuesin e opozitës ky është një mashtrim, pasi laboratori merr urdhëra edhe nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

ME TE LEXUARAT