Kush është kryetari i PS në Mat që eliminoi 3 persona me automatik?

Aktualitet

Një ngjarje e rëndë u shënua paraditen e sotme në fshatin Shëlli të Matit, ku 3 persona mbetën të vdekur ndërsa një i katërt është plagosur rëndë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00 dhe autori i dyshuar i ngjarjes rezulton të jetë Kujtim Koxha.

51-vjeçari pas një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri drejt 4 personave, në një lokal.

Për pasojë, humb1ën jetën Mentor Hoxha, Erzen Alija dhe Hamit Buçi.

Sipas dyshimeve paraprake, autori i dyshuar Koxha ishte konfliktuar me punonjësit e bashkisë në një lokal të zonës dhe më pas ishte larguar.

Ai ishte rikthyer me një armë tip automatik në dorë dhe ka qëlluar drejt tyre.

51-vjeçari mban aktualisht postin e kryetarit të PS në Shëlli të Matit.

Koxha, i cili sipas raportimeve mësohet se ka qenë edhe kryeplak i këtij fshati, mësohet se ka pasur dhe më herët konflikt me punonjësit e Bashkisë, dhe ka gjetur pikërisht momentin kur ata kanë qenë duke drekuar për t’i qëlluar.

Ai u arrestua pak orë pasi kreu krimin e rëndë.

ME TE LEXUARAT