Ku do shkojnë ata që mbesin pa punë nga mbyllja e kazinove e llotove? Ahmetaj “ua ka gjetur vendin”

Kliko per me shume info

Të gjithë ata që do të dalin të papunë nga mbyllja e kazinove dhe pikave të basteve sportive nga 1 Janari 2019, do ti nënshtrohen kurseve me pagesë të kualifikimit. Lajmi është bërë me dije nga foltorja e parlamentit nga Ministri i Financave Arben Ahmetaj. Kjo kategori do ti shtohet 71 mijë të papunëve që janë listë pritje në zyrat e punësimit dhe që do ti nënshtrohen trajnimeve.

“Po përgatisim një program rikualifikimi për të gjithë ata që do të dalin të papunë nga shërbimet e kësaj industrie. Shërbimi Kombëtar i Punës ka nisur punën për hartimin e një programi specifik për një rikualifikim të detyrueshëm. Është iniciativë për t’u përshëndetur dhe mbështetur”.

Kliko per me shume info

Ahmetaj theksoi se kjo industri u kthye në plagë sociale për vendin, ndaj edhe u mor një vendim drastik për t’i dhënë zgjidhje një herë e mirë.

“Në 1 janar nuk do të ketë më pika bastesh dhe kazino elektronike. Çfarë do të bëhet me të ardhurat që nuk do të mbledhë buxheti i shtetit dhe me të punësuarit? Janë shqetësime me bazë, por në raport me plagën sociale, prevalon mbyllja e basteve dhe kazinove”, theksoi Ahmetaj.

Ministria e Financave ende nuk ka bërë një përllogaritje të efekteve që do të ketë kjo nisëm në punësim dhe se sa nga këta individë do të kenë nevojë për trajnime, apo çfarë arsimimi kanë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.