Kotzias zbulon prapaskenën e negociatave me Shqipërinë, Greqia zgjeron kufirin detar 12 milje

Kliko per me shume info

Kryeministri grek Aleksis Cipras mori detyrën e Ministrit të jashtëm, pas dorëheqjes së Nikos Kotzias. Cipras u betua para Presidentit të Republikës Prokopis Pavlopulos. Duke bëre një analize të punës së tij Nikos Kotzias u shpreh se ishte krenar për çka kishte arritur gjatë drejtimit të diplomacisë greke sa i takon negociatave me Shqipërinë.

“Kemi bërë shumë për zonën ekskluzive ekonomike me Shqipërinë dhe Italinë. Jemi në një fazë përmbyllëse shumë serioze me këto dy vende. Greqia do te ushtroje sovranitetin e saj pas 70 vitesh që nga hera e fundit. Vendi eshtë gati për dekretet presidenciale. Sipas udhëzimeve Greqia zgjeron kufirin e saj detar në ishujt e Othonit deri poshte ne Antikithira.

Kliko per me shume info

Zgjerimi i Kufirit detar ka tre hapa te cilat jane përfunduar. Hapi i fundit është zgjerimi nga 6 milje në 12 milje, e kjo gje na lehtëson shumë për zonën ekskluzive ekonomike me Shqipërinë dhe Italine. Është thjesht ushtrim i sovranitetit të vendit në kufirin e tij. Vendi merr 12 miljet e tij, përveç aty ku eshte ngushtice e ku zbatohet parimi i vijes se mesme.”

Ish shefi i diplomacisë përmendi edhe kërkimet për ushtaret grekë te renë gjate luftës ne jug të vendit tonë.

“Në Shqipëri gjetëm heronjtë tanë të rënë në luftë të cilët ishin braktisur dhe nuk ishin varrosur me lavdi dhe nderin e merituar. Jemi gati ne Korçe per te hapur konsullate ne shtëpinë e poetit Jorgos Seferis ne ketë qytet shumë të bukur, do të jetë kënaqësi për ju zoti kryeministër të vizitoni qytetin e Korçës.”

Pas nënshkrimit të marrjes së detyrës së re Cipras vlerësoi punën e Kocias, ndërsa me shaka u shpreh se ëndrra e tij u bë realitet, pasi mori një ministri.

Nikos Kotzias dha dorëheqjen të mërkurën pas përplasjes që pati me ministrin e mbrojtjes Panos Kamenos mbi Marrëveshjen e Prespës dhe fondet sekrete të ministrive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.