Kontrollet, 11 raste të vjedhjes së energjisë në qendër të Tiranës

Kontrolle në qendër të Tiranës, OSHE padit 11 abonentë, vidhnin energji përmes skemes “urë”
në matës.

Kontrollet e vazhdueshme në terren kanë zbuluar disa raste në Tiranë të vjedhjes së energjisë elektrike.

Kliko per me shume info

Skema më e përdorur është manipulimi i matesit përmes sistemit “urë”, pra kalimi i telit blu (shih fotot) në pozicion të tillë që matësi të regjistrojë 80% më pak konsum.

Gjatë kontrolleve në javën parë të tetorit u zbuluan 11 raste. Bie në sy fakti se vjedhja e energjisë elektrike ka ndodhur në objekte që ndodhen në qender të Tiranës (rr.Elbasanit, ish-Bllok, 21 Dhjetori, etj.)
Mes te proceduarve është një subjekt privat (furre buke), i cili kishte manipuluar matësin.

“Kontrollet vijojnë normalisht dhe nuk tolerojmë askënd. I bëjmë apel abonenteve të zgjedhin rrugën ligjore, pagesën e faturave (në pamundësi, skemat me këste), dhe jo te abuzojne”, tha z. Klevis Jahaj, drejtor i Drejtorise Rajonale OSHEE Tiranë.

Në zbatim të nenit 137 te Kodit Penal ndëshkohen ata persona qe:
Vjedhin energjine elektrike dhe demtojne matesin. “Çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik me qëllim përfitimi të paligjshëm, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet”, thuhet në nenin 137

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.