Klement Balili mund sërish policinë, dështon prangosja e "Escobarit të Ballkanit"

Aktualitet

Operacioni i policisë shqiptare për kapjen e të shumëkërkuarit Klemend Balili ka dështuar persëri.

Ende nuk dihet nëse Balili ka arritur që t'i shpëtojë policisë apo informacioni ka qënë i gabuar, por fakti është se i kërkuari nuk është gjetur në zonën ku pati të dhëna për fshehjen e tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Të dielën, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe reparti RENEA zbarkuan në fshatin Stjar në Sarandë, ku dyshohej se fshihet i ashtëquajturi “Escobari i Ballkanit”. Ka qenë një informator, ai që ka sjellë informacionin e parë për vendndodhjen e Balilit që sipas tij fshihej në një zonë midis Sarandës dhe Delviës.

Operacioni për kapjen e Balilit u zhvillua paralelisht me disa superoperacione të tjera. Në lokalin e tij, u arrestua ish-deputeti socialist Arben Ndoka, ish-drejtori i Burgjeve Arben Çuko, bosi i drogës Astrit Avdyli, ndërkohë që ende vijon operacioni për arrestimin e Lul Berishës.

ME TE LEXUARAT