Këto janë shkaqet që ju shtoni në peshë

Soft

Ne fokusohemi aq shumë në djegien e kalorive përmes palestrës dhe ushtrimeve fizike, sa që harrojmë shpesh herë se sa i jashtëzakonshëm është trupi i njeriut dhe mund të djegë kaloritë e tepërta vetë.

Në fakt, sado që duket e pabesueshme, një gjë e tillë është e vërtetë. Secila qelizë, sado e vogël, në trupin tonë luan një rol të caktuar në metabolizmin tonë – procesi i shndërrimit të ushqimit në energji.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sa më shpejt që punon metabolizmi, aq më shumë kalori djeg trupi ynë, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë po ju sjellim disa këshilla pikërisht se si të përshpejtoni metabolizmin tuaj, duke larguar disa nga shprehitë, që mund të mendoni se janë të shëndetshme, por në fakt po ju bëjnë që të shtoni peshë.

Një orar i çrregullt i të ushqyerit

Studimet tregojnë se një orar i çrregullt i të ushqyerit mund të ndikojë në shtimin e peshës. Trupi juaj thjesht nuk e di kur e ka shansin të marrë më shumë ushqim dhe përpiqet të ngadalësojë metabolizmin, për çdo rast.

Zgjidhja: Gjeni regjimin e juaj ushqimor që ju përshtatet më mirë dhe përmbajuni këtij orari.

Mungesa e gjumit

Nuk është një surprizë që njerëzit që nuk flenë sa duhet nuk kanë shumë energji, që nënkupton se ata do të përdorin më pak kalori gjatë ditës.

Zgjidhja: Edhe pse nuk është gjithmonë e lehtë, përpiquni të flini sa duhet. Provoni të konsumoni çaj të bimëve para se të flini.

Kur nuk hani sa duhet

Nëse ju hiqni dorë nga kaloritë, trupi juaj kalon në “gjendje urie” dhe ngadalëson ritmin e metabolizmit duke u përpjekur të mbajë energjinë sa më shumë që është e mundur.

Të kontrolloni sa kalori konsumoni është një gjë shumë e rëndësishme nëse doni të humbni peshë, por mos shkoni shumë larg.

Dietologët këshillojnë që të hiqni dorë nga 200 kalori për humbje të shëndetshme në peshë.

Të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë

Nëse kaloni shumë kohë në zyre, duhet ta dini se të qëndruarit ulur për një kohë të gjatë mund të ndikojë në metabolizmin tuaj.

Shumë studime e vërtetojnë dhe shumë kompani inkurajojnë stafin e tyre që të bëjnë disa ushtrime të zgjatjes dhe ushtrime të tjera të thjeshta çdo 30 minuta.

Ndërprerja e orës së brendshme

Të gjithë ne kemi një orë të brendshme, dhe nëse kjo ndërpritet kohë pas kohe, gjithë trupi juaj vuan, veçanërisht metabolizmi.

Kur nuk konsumoni sa duhet kalcium

Të merrni kalcium sa duhet është jashtëzakonisht e rëndësishme kur vjen puna te rregullimi i metabolizmit.

Nëse nuk ju pëlqen qumështi ose jeni intolerant ndaj laktozës, nuk është një problem pasi ka shumë ushqime që janë të pasura me kalcium dhe mund të gjeni diçka që ju pëlqen.

Dehidrimi

Secili proces në trupin tuaj varet nga sasia e ujit që konsumoni. Nëse jeni të dehidratuar, asgjë nuk funksionon si duhet. Një studim ka gjetur se konsumimi i ujit në sasinë e duhur mund ta rrisë shpejtësinë e metabolizmit tuaj pëe 30 %.

Mungesa e proteinave

Proteinat luajnë një rol të rëndësishme në mbajtjen e peshës trupore ideale. Në krahasim me karbohidratet ose yndyrnat, proteinat luajnë një rol të rëndësishëm për përshpejtimin e metabolizmit tuaj.

Po ashtu, do t’iu bëjë që të ndiheni të ngopur dhe si rrjedhojë të konsumoni më pak kalori.

Mungesë e ushtrimeve fizike

Të bëni madje edhe vetëm pak ushtrime fizike mund të bëjë që të ndiheni më mirë.

ME TE LEXUARAT