Këngëtarja e famshme shtrohet në psikiatri, ja arsyeja

Kliko per me shume info

Selena Gomez u shtrua në spital dy herë në dy javët e fundit. Herën e dytë mësohet se këngëtarja pësoi një çrregullim emocional, ndërsa tani ndodhet në një qendër të trajtimit të shëndetit mendor.

Burimet treguan për TMZ, se këngëtarja 26-vjeçare ishte në shtëpinë e saj javën e fundit të shtatorit, kur pësoi goditjen e parë. Thuhet se ajo ishte e dëshpëruar nga numri i ulët i qelizave të bardha të gjakut, kjo lidhur me transplantin e veshkave. Ajo u dërgua në spital nga një prej familjarëve.

Kliko per me shume info

 

Vetëm pak ditë më pas ajo doli nga spitali, ndërsa mësohet se javën e kaluar Selena u njoftua se rënia e rruazave të bardha të gjakut vazhdonte. Kjo i dha një tjetër goditje emocionale këngëtares.

Ajo raportohet se nuk kishte pranuar që të qëndronte e shtruar në spital, duke dalë kundër vullnetit të mjekëve.

Mediat raportojnë se Selena pësoi një krizë nervore dhe u frikësua shumë, pasi nisi të hiqte serumin nga krahu. Disa burime e cilësojnë episodin si krizë emocionale.

Ajo aktualisht ndodhet në një qendër trajtimi të problemeve mendore dhe po bën një terapi për sjelljet dialektike, të cilën këngëtarja e ka realizuar edhe më parë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.