Kapet vjedhësi i magazinës në Delvinë me 280 kg bimë mjekësore dhe para

Kliko per me shume info

Policia e Vlorës ka arritur të zbulojë dhe arrestojë, hajdutin e një magazine bimësh mjekësore në Delvinë dhe t’i vërë prangat. Ai quhet  Sefer Kanushi, 32 vjeç, banues në Ksamil.

Kanushi dyshohet të jetë autor i vjedhjes së një magazine në pronësi të shtetases P.Ç, Delvinë më 18 shtator 2018.

Kliko per me shume info

Nga hetimet dyshohet se shtetasi Sefer Kanushi ka vjedhur në këtë magazinë  bimë medicinale me qëllim për t’i shitur për përfitime personale  si dhe një sasi parash prej 1000 Euro. Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 282 kilogramë bimë medicinale dhe  200.000 lekë të rinj.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar  nga neni 134/2 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.