Kapen dy policët, ishin rekrutuar nga kapo shqiptar në Greqi

Autoritetet kane njoftuar se 11 persona janë arrestuar në Greqi ditën e djeshme si pjesë e një grupi kriminal që trafikonte drogë në disa qytete greke.

“Kathimerini” shkruan se mes të arrestuarve janë edhe dy policë grekë. Ata ishin implikuar në këtë aktivitet kriminal. Njëri prej tyre është anëtar i skuadrës kundër krimit të organizuar në Policinë Greke, kurse i dyti punon në komisariatin e Grevenas.

Kliko per me shume info

Tete nga të arrestuarit e tjerë janë shqiptarë. Grupi kriminal drejtohej gjithashtu nga një shtetas shqiptar, i cili është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Sipas shtypi grek, ai kërkohet në të dyja vendet.

Policia thotë se anëtarët e bandës shpërndanin kokainë dhe kanabis në disa qytete. Në një shtëpi në Athinë në rajonin e Atikës, u zbulua sasi droge dhe armët. Kjo shtëpi shërbente si bazë për magazinimin e lëndëve narkotike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.