Kanë deri në 1 milion ndjekës, ja sa paguhet Luana Vjollca nga Instagram
Nuk është më çudi që Instagram paguan personazhet me influencë.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Janë VIP-at ata që fillimisht e kanë nisur këtë “biznes”, ku për çdo postim, e për më tepër nëse është reklamë paguhen sa qimet e kokës.
Nëse Kardashianët, Cristiano Ronaldo apo Selena Gomez paguhen mbi 500 mijë dollarë për një postim, sa paguhen të famshmit shqiptarë për këtë gjë?
Luana Vjollca 1.2 milionë ndjekës. Moderatorja shqiptare është një prej personazheve publikë që na tregon se, biznesi i rrjeteve sociale është një burim i mirë të ardhurash. Luana Vjollca është një prej të paktave të famshmeve që arriti 1 milion ndjekës këtë vit. Por nëse pyesni sa paguhet ajo për një postim, atëherë revista Iconstyle.al arriti të merrte një informacion. Burime për revistën treguan se moderatorja kërkon plot 1.200 euro për një postim dhe një InstaStory në rrjetin social të Instagramit dhe duket se çmimi nuk është i diskutueshëm.