Juventus shokon United në “Old Trafford”

Kliko per me shume info

Një gol i Paulo Dybala në minutën e 17 mjaftoi që bardhezinjtë e Juventusit të marrin tre pikë të arta në Old Trafford. Manchester United tregoi sonte në fushë se vijon të jetë në krizë këtë sezon nën drejtimin e Jose Mourinho, duke u mposhtur në shtëpi nga bardhezinjtë e Juventus.

Edhe pse pritej që “Djajtë e kuq” të ushtronin presion mbi Juven pas pësimit të shpejtë të golit, reagimi nuk ka ardhur në asnjë moment, duke parë dominimin e bardhezinjëve në fushën e lojës.

Kliko per me shume info

Ekipi i Massimiliano Allegrit tashmë kryeson grupin H me 9 pikë në tre ndeshjet e para të zhvilluara në fazën e grupeve, duke treguar se këtë sezon me përforcimet e bëra, ku bie në sy ndjeshëm Ronaldo, është një ekip pretendent për trofeun më të kërkuar në Europë.

Reali i Madridit u rikthye te fitorja që i mungonte prej shumë javësh, teksa mposhti modestët çekë të Viktoria Plzenit me rezultatin 2-1, në sfidën e luajtur në “Santiago Bernabeu”.

Karim Benzema dhe mbrojtësi brazilian Marcelo shënuan golat për madrilenët e Lopeteguit, ndërsa për çekët rihapi takimin Hrosovksy 10 minuta nga fundi i ndeshjes.

Fitore të pastër 3-0 mori edhe Roma përballë rusëve të CSKA-së, në një sfidë të dominuar tërësisht nga verdhekuqtë e Di Francescos, ndërsa golat u shënuan nga Edin Dzeko, dy herë dhe turku Under.

David Silva, Laporte dhe Bernardo Silva sihin autorët e golave për Manchester Cityn, që rrëmbeu një fitore 0-3 në transfertën e vështirë ukrainase ndaj Shakhtar Donetskut.

Lyoni nuk shkoi më shumë se një barazim spektakolar 3-3 në Gjermani, teksa kaloi dy herë në avantazh përballë Hoffenhaimit, ndërsa Ajaxi shënoi një gol në shtesë, për të marrë 3 pikët nga përballja me Benficën në Amsterdam.

Më herët, Bayerni i Mynihut triumfoi me rezultatin 0-2 në transfertën greke ndaj AEK-ut të Athinës, falë golave të Javi Martinezit dhe Robert Lewandowskit, ndërsa Valencia nuk mori më shumë se një barazim 1-1 në transfertën zvicerane ndaj Young Boys./tch

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.