Ju bien flokët? Përdorni këto përzierje të thjeshta dhe do shpëtoni

Kliko per me shume info

Ju mbushet krehri me fije floku në mëngjes? Është shumë stresuese të shohësh çdo ditë që flokët tuaj po ju bien masivisht. Mijëra njerëz në të gjithë botën po përballën me rënien e flokëve. Të humbësh 5-70 fije floku në ditë, konsiderohet si diçka normale, por nëse kjo shifër kalon, atëherë duhet ta konsiderojmë si një problem. Ka me mijëra produkte në dispozicion që ju premtojnë për parandalimin e rënies së tyre dhe iu japin flokëve shkëlqimin e humbur. Megjithatë, këto janë vetëm pretendime.

Nëse jeni duke kërkuar një mënyrë të shpejtë për rritjen e flokëve, këtu është një përbërës shumë i fuqishëm që konsiderohet më i miri në mesin e trajtimeve të tjera. A keni menduar ndonjëherë se lëngu i qepës shërben për rritjen e flokëve? Qepa kushton shumë lirë dhe i jep fund problemit tuaj.

Kliko per me shume info

Përfitimet e qepës për rritjen e flokëve

A është qepa një përbërës i fuqishëm për rritjen e flokëve? Po, çuditërisht qepët kanë një numër të madh përbërësish që janë të mirë për rritej e flokëve. Qepët përmirësojnë qarkullimin e gjakut në skalpin e kokës dhe ndihmon rritjen e flokëve të sapodala.

1-Qepët janë të pasura me squfur që rrit prodhimin e qelizave të kolagjenit, të cilat janë thelbësore për rritjen e flokëve.

2-Qepët kanë veti antibakteriale dhe anti-fungale, të cilat ndihmojnë të heqin qafë bakteret dhe kërpudhat që shkaktojnë infeksionin e flokëve dhe ndalojnë rritjen e tyre.

3-Qepët parandalojnë dobësimin e flokëve. Ato o bëjnë fijet të forta dhe ndihmojnë që ato të mos këputen.

4-Qepët janë të pasura me anti-oksidantë të quajtura “quercetinë”, të cilët ndihmojnë në parandalimin e procesit të daljes së thinjave të parakohshme.

5-Qepët parandalojnë daljen e parazitëve(morrave), në kokën tuaj

6-Qepët parandalojnë daljen e zbokthit që shkaktohet nga lëkura e thatë e kokës dhe më pas shkaktohet rënia e tyre.

7-Përdorimi i rregullt i lëngut të qepës i bën flokët të shkëlqyeshëm, fortë dhe që rriten shpejt.

Si ta përdorni lëngun e qepës?

Tani që ju i dini vetitë e mrekullueshme të lëngut të qepës, a jeni gati që ta përdorini tek flokët tuaj? Ju mund ta përfitoni lëngun duke i futur qepët në një blender. Lëngu i qepës mund të kombinohet me përbërës të tjerë natyrale për rezultate më efektive.

Lëng qepe me vajin e arrës së kokosit
Masazhojeni skalpin e kokës me këtë maskë dhe lëreni aty për rreth një orë. Përsëriten këtë gjë 2-3 herë në javë për rezultate më të mira

Lëng qepe dhe mjaltë
Ju mund ta merrni këtë përzierje edhe nga goja ose ta aplikoni në skalpin e kokës. Për konsumin nga goja, përzieni 1 lugë gjele mjaltë me 5 lugë gjelle lëng qepe dhe bëjeni këtë çdo ditë. E njëjta masë mund të përdoret edhe në skalpin e kokës, duke e lënë për 30 minuta përpara se të laheni. Përsëriteni këtë çdo ditë.

Vaj ulliri me lëng qepe
Përzieni një tas me birrë dhe vaj ulliri dhe më pas i shtoni lëngun e epos. Aplikojeni masën në skalpin e kokës dhe lëreni për dy orë. Përdoreni këtë maske një herë në javë.

Lëng qepe me rum
Copëtoni një qepë të mesme dhe futeni në një gotë me rum. Lëreni aty për gjithë natën dhe në mëngjes lyeni kokët dhe skalpin. përdoreni 1 herë në javë.

Përdorimi i qepëve tek ushqimi
Qepët i shtojnë shumë shije ushqimit tuaj dhe kjo është metoda më e mirë q ju të përfitoni nga vetitë e saj. Nëse doni ju pyesin se si t’i përdorni qepët, është e thjeshtë. Shtojini ato më shumë në vaktet tuaja. Ju do ta shihni diferencën e shëndetit të flokëve dhe rënia e tyre do të ndalë.

Përdorni vetëm lëng qepe
Mirë më e thjeshtë për të përdorur lëngun e qepës, për rritjen e flokëve është që ta aplikoni atë në skalpin e kokës ose të pini 2-3 lugë gjelle në ditë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.