Ja pse nuk duhet të pini ujë me akull në lokale
Në ditët e nxehta të verës, uji apo pijet e ndryshme shoqërohen me akull. Por, ndërsa ne e blejmë ujin për të mos konsumuar atë të rrjetit publik, rrezikojmë që mikrobet apo infeksionet t’i marrim nga akulli.
Mjekët infeksionistë thonë se javët e fundit ka raste të shtimit të hepatitit A, që përhapet më së shumti nga uji dhe hedhin dyshimet se është pikërisht akulli përgjegjës.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Prodhimi i akullit me ujë të pakontrolluar, nuk është një problem i ri. Tre vite më parë, një hetim i Institutit të Shëndetit Publik, zbuloi se uji me të cilin ishte prodhuar akulli shfaqte shenja të “Steptokokut fekal”, gjë që tregon se, uji kishte ndotje nga ujërat e zeza ose ishte i ndenjur në depozita.