Ja çfarë u ndodh prindërve që nuk u flenë fëmijët natën

Soft

Kush është ai prind që të paktën një herë nuk është zgjuar në mes të natës, prej të qarave të fëmijës. Së fundmi një studim australian i publikuar nga revista “Pediatrics”, ka analizuar shëndetin e më shumë se 20 mijë prindërve me fëmijë të vegjël, foshnja dhe me moshë parashkollore.

17% e fëmijëve ishin me moshë nga zero deri në 3 vjeç dhe 14% e tyre, nga 3 deri në 6 vjeç.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ata u mbajtën nën monitorim nga studiuesit e Universitetit të Melbourne, ku vëmendja më e madhe u përqendrua tek ata që kishin probleme serioze me gjumin.

Në të gjitha rastet kur fëmijët zgjoheshin natën, më keq e pësonin prindërit dhe edhe më keq nënat. Tek këto të fundit shfaqeshin shenja përkeqësimi të shëndetit fizik si dhe gjendje e rënduar stresi psikologjik.

Sipas studimit ka më shumë mundësi që të bien në depresion nënat me fëmijë që kanë vështirësi në të fjetur, ndonëse më parë mund të mos kenë pasur probleme psikologjike, në raport me ato nëna që kanë kaluar depresion më parë, por që fëmijët i zë gjumi lehtësisht.

ME TE LEXUARAT