Iu arrestua vëllai me lëndë narkotike, dorëhiqet drejtori i Ramës

Aktualitet

Drejtori i Patentave Arben Isaraj është dorëhequr nga posti që mbante prej më shumë se 1 viti.

Vendimi i dorëheqjes së Isarajt, ka ardhur pasi të shtunën policia ka arrestuar vëllain e tij me drogë në Tiranë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Altin Isaraj u prangos gjatë kontrolleve të policisë.

Uniformat blu e mbajtën të fshehtë për 48 orë arrestimin e tij, por pas denoncimit të gazetarit Basir Çollaku, policia e pranoi dhe bëri një deklaratë të shkurtër.

Pak orë pasi Gjykata e Tiranës e la në burg Altin Isarajn, ka ardhur edhe dorëheqja e drejtorit të Patentave, Arben Isaraj.

ME TE LEXUARAT