Ishte ëndrra e jetës së tij, 29-vjeçari me sindromën Down nis punë si punëtor armature

Një 29-vjeçar me sindromën Down është duke jetuar ëndrrën e tij pasi një firmë ndërtimi e ka marrë të punojë si fillestar me skelat.

Kliko per me shume info

Todd Scanlon është i punësuar në mënyrë të përhershme, me kohë të pjesshme nga kompania Coles Scaffolding Contractors Ltd për të cilën punon dy herë në javë. Todd i ishte lutur pronarit të kompanisë së skelave, Martyn Coles, për një punë për dy vitet e fundit, dhe këmbëngulja e tij u pagua.

Ai e do punën e tij, dhe e kryen çdo gjë që i kërkohet me buzëqeshjen dhe fokusim maksimal. Duke folur për punën e tij Todd shprehet se i pëlqen çdo gjë, veç lartësisë.

Ai shton më tej:
Më pëlqen më shumë të rri në fund të skelave, është pak e frikshme të ngjitesh shumë lart pasi skelat edhe lëvizin.”
29-vjeçari i bashkohet skuadrës prej pesë vetash të hënave dhe të mërkurave, ndërsa shefi i tij thekson se problemi i tij shëndetësor nuk e pengon aspak që ai të japë më të mirën.

Martyn shton gjithashtu se kompania e tij tashmë ka adoptuar sloganin “Jo stigmatizimeve” për t’i treguar Todd-it se problemi që ai ka nuk duhet ta pengojë që të ketë të njëjtat mundësi si të tjerët.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.