Ish e dashura e Balotelli-t flet për Ronaldon: ‘Kam qënë e lidhur me të për 11 muaj

Kliko per me shume info

Futbollisti i famshëm Cristiano Ronaldo prej disa javësh është përfshirë në një skandal seksual.

Kliko per me shume info

Ish-modelja Kathryn Mayorga e ka akuzuar për përdhunim pasi e shoqëroi në suitën e tij. E gjithë ngjarja supozohet se ka ndodhur në vitin 2009 në Las Vegas, periudhë kur Ronaldo luante me Manchester United.

Kjo ngjarje ka tronditur të gjithë fansat e futbollistit dhe botën e futbollit, ndërkohë që ky i fundit ka mohuar të gjitha akuzat.

Pas komenteve të shumta ka reaguar sot edhe një nga vajzat më të famshme italiane Raffaella Fico, e cila ka mbrojtur Cristiano Ronaldon në këtë ngjarje.

Në emisionin e përditshëm “Un Giorno da Pecora” në “Radio Uno” ajo u shpreh: “Unë kam qënë e lidhur për 11 muaj me Cristiano Ronaldon, në kohën kur luante me Manchester United. Ata ishin 11 muaj dashurie. Ai është një djalë normal, i qetë dhe i thjeshtë, me mua ishte një zotëri i vërtetë”.

Fico është njohur  për lidhjen e saj me sulmuesin italian Mario Balotelli, me të cilin ka një vajzë.

Krahas lidhjeve me Ronaldon dhe Balotellin, Raffaella ka qenë pjesë e skandalit seksual të Silvio Berlusconit  “Bunga Bunga”, si njëra prej femrave që ishte takuar rregullisht me ish-kryeministrin italian në orgjitë seksuale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.